INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha paralajmëron deputetët: Do të hetoheni nga Antimafia sepse po ju mbajnë emrat shënim...

Basha paralajmëron deputetët: Do të hetoheni nga Antimafia sepse po ju mbajnë emrat shënim...

Publikuar më: 12:48 12-09-2019

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka qenë i ashpër në reagimin e tij, teksa flet për një vjedhje të madhe që do të ndodhë sipas tij në kurriz të qytetarëve, nga miratimi i ligjeve për koncesionet e dy rrugëve; Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren.

Nga selia e PD-së Basha paralajmëroi deputetët që do të votojnë pro këtyre pr/ligjeve se emrat e tyre do të mbahen shënim, ndërsa shtoi se ata do të hetohen nga Antimafia. Basha, teksa u ndal tek koncensioni i rrugës Milot-Balldren, tha se vlera e saj do të jetë 17 milionë euro.


“Dua të paralajmëroj çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të miratuar vjedhjen me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimaifa. Sot po ju vëzhgojnë dhe do ju mbajmë shënim emrat. Nesër do ju ndjekim këmba-këmbës. Çdo qindarkë dhe çdo pronë do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut. Ajo çka votohet sot nga ‘Landfilli’ i Republikës me ligj, pasi ky projekt është diskutuar në restorantin luksoz të Ramës. Kjo kompani nuk ka kryer asnjë punë. Bardhi Konstruksion SHKP ka kapital 100 mijë lekë. Bëhet fjalë për 1 operator. Ka hyrë në lojë për të futur paratë e pista të drogës, e njëjta skemë si me Unazën e Re. Vlerat e një km në terren fushë, pa asnjë vepër madhore dhe vështirësi, shkon në 17 mln euro për km (rruga Milot-Balldren). Për të kuptuar këtë skemë mafioze të vjedhjes së parave të shqiptarëve dhe pastrimit të parave të drogës, për leverdi të Ramës dhe klientëve të tij, duhet të shpjegohet kjo kosto.

Të dashur qytetarë formula e vjedhjes së parave tuaja është e thjeshtë; fryhen kostot dhe ato shtesat i merr Rama dhe klientët e tij. Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, grabitës psiqik. Çdo koncesion dhe kontratë korruptive ka një destinacion; xhepat e Ramës pa asnjë përfitim për qytetarët”, -tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0036451816558838