INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha paralajmëron ndryshime.  Në listat për deputet, 35 për qind të rinj

Basha paralajmëron ndryshime. Në listat për deputet, 35 për qind të rinj

Publikuar më: 16:49 08-12-2016

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se 35 për qind e grupit të ri parlamentar të PD-së do të jenë të rinj e të reja nën moshën 35 vjeç. Gjatë takimit të mbajtur me të rinjtë me rastin e 8 Dhjetorit, Basha ka lënë të kuptohet se do të ketë ndryshime në Partinë Demokratike.
Basha: Reflektimi im për rininë i qartë. 35 për qind e grupit të PD do të vijë nga ju dhe do t’i zgjidhni ju lirisht me votën tuaj, sipas aftësisë së tyre, sipas bindjes suaj. Pushtet për qytetarët dhe jo për politikanët. 26 vite më parë, heronjtë tanë e hapën rrugën. Sot ju bëj apel ju të rinjve, pas 26 vitesh a jeni gati të merrni në dorë fatin e vendit. Para 26 vitesh ekzistonin dy botë, bota e Bllokut, dhe nga ana tjetër Shqipëria reale”-deklaroi Basha. Sipas tij sot në Shqipëri egziston një botë me krokodilë të korrupsionit, dhe një botë tjetër me njerëz në varfëri, pa mundësi, pa shëndetësi dhe të rinj pa të ardhme.
Basha u bëri apel të rinjtëve që të mos largohen por të qëndrojnë në vend. “Sot thirrja për rininë është apeli për të ngritur për të refuzuar padrejtësinë, korrupsonin krimin. Të mos largohen por të qëndrojnë e luftojnë të përballen e të luftojnë. Shqipëria është e juaja e askujt tjetër. Në krahun tuaj nuk do të jetë vetëm unë e PD por të gjithë miqtë e aleatët tanë”- u shpreh kreu i opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0021018981933594