INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha paralajmëron: Në ditët në vijim do dalin detaje që përfshinë qeverinë në trafikun drogës

Basha paralajmëron: Në ditët në vijim do dalin detaje që përfshinë qeverinë në trafikun drogës

Publikuar më: 11:57 28-10-2017

Kryetari i PDsë ka paralajmëruar ditën e sotme në një dalje për mediat, se në ditët në vijim do dalin të dhëna dhe detaje që përfshinë qeverinë në trafikun drogës dhe krimit

Edi Rama dhe Saimir Tahiri ndiheshin të plotfuqishëm dhe të pamposhtur deri dje. Sot ata janë në dëshpërim, sepse po ndeshen me të vërtetën dhe sepse kanë humbur çdo kontroll.Dhe ky është vetëm fillimi. Në ditët e ardhshme do ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje të krimit dhe të trafikantëve të drogës. Edhe bota tashmë e ka kuptuar dhe nuk mund të lejojë më një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Europës. Dua të përshëndes me këtë rast deklaratën e djeshme të Grupit të Partisë Popullore Europiane, më të madhit dhe më tërëndësishmit në Europë ku drejtojnë shumicën e qeverive të kontinentit. Tashmë qëndrimi amerikan dhe europian është i qartë: mbështetje për prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë lidhjet e politikës me krimin, dënim të sulmeve dhe ndikimeve politike ndaj drejtësisë, barazi para ligjit të çdokujt, përfshi edhe politikanët më të lartë.”, deklaroi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0054361820220947