INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha paralajmëron se do të dalin para drejtësisë ata që shkelën kushtetutën në 30 qershor

Basha paralajmëron se do të dalin para drejtësisë ata që shkelën kushtetutën në 30 qershor

Publikuar më: 16:29 27-07-2019

Kreu i Opozitës nga Përmeti ka theksuar se 30 qershori ishte një masakër e kushtetutës, ligjit dhe standardeve.

Basha tregoi se do të nxirrte para përgjegjësisë këdo që ka dhunuar kushtetutën dhe ligjin në 30 qershor.

“Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si Denarbibat që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Burgu i pret dhe nuk ka bandit e Bablok t’i shpëtojë”- u shpreh Basha në Përmet.

Kreu i opozitës tha se detyra kryesore e Partisë Demokratike është t’i përgjigjet mesazhit të 30 Qershorit, refuzimit të Edi Ramës nga 85 përqind e shqiptarëve dhe thirrjes së tyre për ndryshim.

Article Logic
Execution time: 0.0032541751861572