INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha pas dorëzimit të mandateve: Zemrat tona të mbushura me shpresë dhe kurajo

Basha pas dorëzimit të mandateve: Zemrat tona të mbushura me shpresë dhe kurajo

Publikuar më: 16:06 21-02-2019

Pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës ka reaguar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shprehet se zemrat e tij dhe të shqiptarëve janë mbushur me shpresë dhe kurajo.

Sipas kreut të PD-së, këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi dhe shteti është kapur nga krimi i organizuar, ndërkohë që për kryeministrin Edi Rama pretendon se është është Maduro i Ballkanit.

‘Zemrat tona janë të mbushura me shpresë dhe kurajo që buron nga shpirti e një populli të bashkuar. Shqipëria do të ketë një të ardhme europiane dhe kjo do të jetë e ardhmja juaj, e familjeve tuaja, e fëmijëve tuaj, e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që duan t’i japin fund padrejtësisë, që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë.
Dua t’u them të gjithë atyre që akoma nuk e dinë se këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi dhe se shteti është kapur nga krimi i organizuar, se njeriu që ju del përpara dhe ju shitet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit. Ne nuk do të pranojmë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur votat e popullit në bashkëpunim me mafiozët, trafikantët, bandat e krimit të organizuar, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve që nuk paguajnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre.
Sytë e Europës janë sot tek ky shesh: ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që ata kanë për popujt e vet, liri, demokraci dhe ligjin e barabartë për të gjithë!’, shkruan Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598