INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha pas mbledhjes: Grupi Parlamentar është unanim për miratimin e reformës, ajo do të miratohet

Basha pas mbledhjes: Grupi Parlamentar është unanim për miratimin e reformës, ajo do të miratohet

Publikuar më: 19:39 19-07-2016

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së  se reforma në drejtësi është në rrugën e miratimit, ndërsa palëve u kanë mbetur edhe dy çështjet e fundit për të arritur në një marrëveshje përfundimtare.

Duke treguar vetëpërmbajtje përballë çdo akuze ndaj mazhorancës, Basha ka theksuar se qëndrimi i Grupit Parlamentar të PD-së është unanim për miratimin e reformës.

“Qëndrimi i grupit është unanim, PD është për miratimin e reformës, është pro draftit kushtetues bazuar në propozimin hibrid, dhe për dy çështjet e fundit që kanë mbetur të diskutojmë për t’i dhënë zgjidhje. Sonte dhe nesër ne qëndrojmë të hapur për negociata dhe jemi gati të ofrojmë zgjiedhje të argumentuar. Jemi shumë afër dhe nuk jam pesimit, kjo reformë është drejt miratmit, PD i bën thirrje maxhorancës të ulemi dhe të gjejmë zgjidhjen përfundimtare”, tha kreu i demokratëve.

Megjithatë, pavarësisht optimizmit të Bashës, dy çështjet ku PD po këmbëngul fortë nuk kanë gjetur mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së. Ekspertët e huaj janë larguar pasditen e sotme nga tryeza e negociatave pasi nuk pranuan dy kërkesat e PD-së. Kërkesa e parë është për lënien jashtë kornizës kushtetuese të rolit të Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar (OMN), ndërsa e dyta për rolin e tyre në praktikë.

Article Logic
Execution time: 0.0037791728973389