Lulzim Basha iu është përgjigjur skeptikëve, pas protestës të së shtunës. Në një status në rrjetin social Facebook, kreu i PD tregon se çfarë do të ndodh më pas. Sipas Bashës, strategjia e opozitës është beteja totale me qeverinë me të gjitha mënyrat. Megjithëse edhe në këtë rast nuk tregon se cilët do të jenë rrugët.
Kryedemokrati shkruan se qëllimi i opozitës është të fitojë mbi këtë të keqe që ka pushtuar vendin, siç e cilëson ai qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.
Postimi në Facebook i Lulzim Bashës
Sot, të bashkuar me gjithë shqiptarët e ndershëm në shesh, u ngritëm besimplotë për ta marrë fatin në duart tona.
Strategjia jonë është përballja, është rezistenca, është beteja totale me gjithë sa kemi në dorë, në shpirt, në zemër dhe me gjithë fuqinë që na jep Zoti i madh KUNDËR kësaj të keqe që ka pushtuar vendin tonë, që ka marrë peng njerëzit dhe të ardhmen tonë, ka gllabëruar liritë dhe të drejtat tona! Kjo është strategjia.
Për ata që pyesin çfarë doni të arrini: Përgjigja është vetëm NJË FJALË: FITORE! FITORE! FITORE! — me çdo kusht dhe sado sfiduese dhe e mundimshme të jetë rruga drejt saj!
Sepse pa fitoren e kësaj kauze, nuk ka të ardhme. Nuk ka të ardhme për fëmijët tanë, nuk ka të ardhme për popullin shqiptar, nuk ka të ardhme për Shqipërinë.