INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha pas raportit të DASH: Rama i ka orët e numëruara, u kërkoj ndërkombëtarëve të ndalin emërimin e Xhafajt si Ministër i Brendshëm

Basha pas raportit të DASH: Rama i ka orët e numëruara, u kërkoj ndërkombëtarëve të ndalin emërimin e Xhafajt si Ministër i Brendshëm

Publikuar më: 20:21 17-03-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit nga “Çadra e Lirisë”.

Sipas Bashës, raporti i DASH e thotë hapur se korrupsioni është galopant.

Duke shprehur bindjen se nuk do të ketë zgjedhje të lira me xhelatët e diktaturës, kryedemokrati tha se shkaktarët duhet t’i vënë gishtin kokës.

Sipas Bashës, çdo ditë vijnë lajme diziinformuese, që janë të paguar nga narkomafia shqiptare me në krye Edi Ramën.

“Nuk i ndalojnë dot lajmet e mira, lajmet që vijnë çdo ditë në mbështetjen tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa. Shqiptarët e kanë marrë vendimin dhe nuk do të kthehen pas. Pakica i ka orët e numëruara”, u shpreh Basha, duke theksuar se çdo ditë merr mesazhe nga miq të vërtetë të Shqipërisë.

Basha u ka kërkuar ndërkombëtarëve që të ndalojojnë Fatmir Xhafajn të marrë drejtimin e ministrisë së Brendshme. Për liderin e opozitës ky emërim është një akt lufte për gjithë Shqipërinë. “Emërimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm është akt lufte, jo vetëm për opozitën, por për të gjithë Shqipërinë. Pakica në pushtet i ka ditët e numëruara”, tha Basha.   

Article Logic
Execution time: 0.0059599876403809