Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar një fitore të shqiptarëve e sidomos të opozitës kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatëve të dy deputetëve e atë të kryebashkikaut Roshi. Kjo është prova konkrete se ligji i dekriminalizimit po jepë frytet e veta. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha se ra një nga simbolet e kriminalizimit të pushtetit duke iu referuar kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi.
“Procesi i dekriminalizimit po jep frytet e para.PD, opozita dhe unë jemi me kokën lart pasi beteja qe ne bëmë për ndarjen e krimit nga politika, pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme, sot fillon të japë frytet e para në veçanti me një nga simbolet e kriminalizimit të shtetit që është Elvis Roshi.Ne e luftuam këtë bejetë për Shqipërinë dhe shqiptarët sepse besojmë që Shqipëria nuk ka të ardhme pa ndarjen e politikës nga krimi”.-deklaroi Basha
Kreu i PD hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se ai bëri gjithçka me pushtetin e tij për të vonuar dhe sabotuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. “Bëri gjithçka duke luftuar opozitën që luftonte kriminelët për të mbrojtur krimin në pushtet dhe pushtetin e kriminalizuar.Sot nuk besoj se qesh sepse i kemi treguar vendin atij dhe Elvis Rroshit.Sot është një ditë për të besuar se e mira do ta mund të keqen. Zbatimi i ligjit të dekrimnalizimit është vetëm fillimi”- u shpreh ai. Kreu i opozitës inkurajoi të gjithë institucionet që merren me zbatimin e dekriminalizimit të procedojnë pa vonesë në mënyrë që të ndajnë përfundimisht politikën nga krimi. Sipas Bashës për vendin sfida e rradhës është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.