Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një tryeze me përfaqësues të medias ka folur për protestën e studentëve dhe ka ngritur akuza për Edi Ramën, duke thënë se me polici po kërkon të pushtojë edhe universitetet.
Sipas Bashës veprimet e policisë janë aktet e një njeriu të rrezikshëm.
‘Dua të dënoj në mënyrë të prerë këtë dhunë që po ushtrohet ndaj studentëve dhe dua ti paralajmëroj të gjithë që nga polici më i thjeshtë deri tek ministri Lleshaj të mos pushtojnë hapësirën universitare. Pasi ka parë se falë protestës së studentëve, i është shkatërruar edhe mekanizmi i fundit, i propagandës, që iu bë çorbë, ka nisur pushtimin e hapësirës mediatike.
Një akt marrëzie i një njeriu të rrezikshëm’, tha Kreu i PD-së.