INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha për incidentin në çadrën e protestës: Rama po nxit përçarjen mes shqiptarëve

Basha për incidentin në çadrën e protestës: Rama po nxit përçarjen mes shqiptarëve

Publikuar më: 19:27 02-03-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për incidentin e ndodhur sot në çadrën e protestës, ku një militante socialiste ofendoi të pranishmit. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se Edi Rama e futi gruan për të hedhur farën e përçarjes mes shqiptarëve.

 “Nuk dua të komentoj atë grua. Të gjithë ne pamë fotot e saj, por nuk dua të komentoj paraqitjen e saj. Dua t’i drejtohen Edi Ramës, i cili po i fryn përçarjes kombëtare. Edi Rama të distancohet nga provokimi anti-kombëtar. Rama e solli atë grua për të hedhur farën e përçarjes. Po kështu ndodh, i fryn përçarjes, s’ke kurajë të ballafaqohesh me qytetarët”, tha Basha.

Kryedemokrati ka ritheksuar sërish kërkesën për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

“Streha e fundit e krimit, e maskarallëkut, është patriotizmi i rremë. Por po kështu paska edhe një strehë tjetër, ajo e përçarjes. Kështu ndodh kur nuk e forcë të përballesh me qytetarët. Por kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes së Ramës.

Nuk ka e nuk do të ketë lodhje, fyerje, kompromis e Pazar, fitorja e zgjedhjeve të lira e të ndershme po afron”, u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0031149387359619