INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha për Kavajën: Ramën e mposhti populli, ambasadorët u mjaftuan me deklarata!

Basha për Kavajën: Ramën e mposhti populli, ambasadorët u mjaftuan me deklarata!

Publikuar më: 12:29 06-05-2017

Kryefjala e Bashës në çadrën e opozitës ditën e sotme ishte tërheqja e kryeministrit Rama në Kavajë.

Kryeopozitari e konsideroi atë një fitore të popullit, të cilët u bashkuan kundër planit ogurzi të Ramës dhe hapin e parë drejt zgjedhjeve të lira. Spikati edhe qëndrimi i tij i ashpër ndaj ambasadorëve, duke thënë se ata u mjaftuan vetëm me deklarata ose edhe pa deklarata fare. Ndërsa për sa i përket opozitës, Basha shtoi se ajo nuk mund të bënte asgjë dhe të vetmit të cilit mund ta ndalonin “masakrën elektorale” ishin shqiptarët e bashkuar.

“Paratë ishin ndarë, njerëzit ishin kërcënuar, bandat e krimit brenda pushtetit kishin bërë gati për një masakër të vërtetë elektorale në Kavajë, këto janë faktet, i dinë edhe socialistët në mbarë vendin i di Rama edhe përfaqësuesit e huaj në Tiranë. Por askush nuk kishte ndërmend të bënte asgjë, as Rama të tërhiqej nga plani ogurzi, i projektit të tij për inkriminimin e shtetit, ambasadat u mjaftuan me deklarata ose pa deklarata fare, opozita nuk mund të bënte shumë përballë uljes së flamurit të demikracisë, asgjë nuk do të ndodhte, por gjithçka u përmbys sepse e vetmja forcë që mund ta mposhte Ramën jeni ju, shqiptarët e bashkuar që nuk do të heqin dorë nga kjo rrugë e fitores së demokracisë."- ishin fjalët e Bashës.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711