INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha për LSI-në: Jeni parti apo biznes?

Basha për LSI-në: Jeni parti apo biznes?

Publikuar më: 20:00 09-06-2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte pasditen e sotme në Shkodrë, ku zhvilloi p një takim me qytetarët.

Gjatë ecjes së tij duke takuar qytetarët nëpër kafene apo nëpër bizneset e tyre, Basha kaloi edhe pranë një zyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nuk mund të kalonte pa hedhur një batutë, dhe i drejtohet kryetares së bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi: “Voltanë isha në Kavajë, kalova te një si kjo (drejton gishtin nga zyra e LSI-së), i pyeta ju jeni parti apo biznes? Të dyja më thanë”.

Ndërkohë Ademi dhe të tjerët që ishin pranë Bashës qeshën me batutën e kryetarit.

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338