INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha për mandatin e Kokëdhimës, triumfoi ligji

Basha për mandatin e Kokëdhimës, triumfoi ligji

Publikuar më: 14:59 09-05-2016

Me shpalljen e mandatit të Kokëdhimës si të papajtueshëm me Kushtetutën, ka reaguar dhe PD. Kreu i opozitës Lulzim Basha në facebook shkruan se e cilëson vendimin e Kushtetueses si triumf të ligjit dhe drejtësisë në Ditën e Europës.
Sipas Bashës vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës është një triumf i ligjit dhe i drejtësisë edhe pse paligjshmëria dhe zullumi i oligarkëve është i pamatë e i pafund, e nuk mbaron me të dekretuarin prej Ramës si kryeministri i Jugut.
Për shefin e opozitës kjo është një betejë e fituar e Kushtetutës me shkelësin e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205