INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha për mbetjet në Shqipëri: Nëse është e vertetë, ky është gjenocid ndaj shqiptarëve

Basha për mbetjet në Shqipëri: Nëse është e vertetë, ky është gjenocid ndaj shqiptarëve

Publikuar më: 19:39 06-03-2017

Në fjalimin e tij te “çadra e lirisë”, kreu i PD-së, Lulzim Basha u ndal te lajmi i publikuar nga një media italiane lidhur me 1300 kontenierët me mbetjet që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

Basha tha te çadra e protestës ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të shoqërisë civile,  se kryeministri Rama duhet të përgjigjet për këtë situatë dhe se ai është në bankën e të akuzuarve.
Kreu i opozitës ka folur edhe për importin e mbetjeve, për të cilin tha se është një shkelje e premtimit përmes së cilit kryeministri ka ardhur në pushtet.

“Rama në 2013 erdhi në qeveri edhe me votat e atyre që shpresuan në heqjen njëherë e mirë të ligjit të mbetjeve, por sapo mori votat, e harroi këtë premtim. Ky akt i rikthimit të ligjit të mbetjeve është një pabesi, një shkelje flagrante e premtimit. Një kryeministër që shkel premtimin me të cilin ka ardhur në pushtet, nuk ka më të drejtën të jetë legjitim nga populli. E shkeli premtimin, soli ligjin në Parlament, dhe sot që jemi këtu lajmet po shpërthejnë nga të gjitha anët, po presim konfirmimin e tyre. Por me sa duket kemi të bëjmë me një krim të madh, bëhet fjalë për 3100 kontejnerë, secili me peshë 30 tonë. Bëhet fjalë për dhjetëra mijëra tonë mbetje të rrezikshme që mund të jenë futur në Shqipëri kundër ligjit, kundër Kushtetutës, dhe kundër dëshirës të të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët rrezikojnë shëndetin dhe jetën. Edi Rama është sot në bankën e të akuzuarve dhe duhet të përgjigjet nëse i ka futur këto 3100 kontejnerë në Shqipëri. Unë i kërkoj sot Prokurorisë jo vetëm të hetojë me shpejtësi por të bëj transparent hetimin. Kjo nuk është një aferë dosido, nëse Edi Rama ka futur në Shqipëri dhjetëra mijëra ton mbetje të rrezikshme ky është genocid kundër shqiptarëve.”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0032680034637451