INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha për mediat e huaja e sheh vendin si plantacion kanabisi

Basha për mediat e huaja e sheh vendin si plantacion kanabisi

Publikuar më: 11:47 16-05-2017

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një intervistë të dhënë për “Der Standard” ka thënë se Shqipëria është kthyer në plantacion kanabisi.
Në të përditshmen e njohur vjeneze Basha ka folur dhe për zgjedhjet ku tha se
opozita do të marrim pjesë në zgjedhje, por jo në ato zgjedhje ku rezultati është caktuar paraprakisht përmes krimeve dhe drogës.

I pyetur përse refuzoi ofertën e katër ministrave teknikë, zgjedhjes së efektivëve të policisë në njësitë administrative dhe kreut të KQZ-së, ai sqaron se në tryezë nuk iu hodh oferta e një qeverie teknike.

“Ne mendojmë se përmes ministrave teknikë mund të luftohet influenca e parave të narkotikëve e të realizohet reforma zgjedhore. Kërkuam që zgjedhjet të mbaheshin dhe numërimi të kryhej me sistem elektronik”, ka thënë Basha.

Sipas kreut të opozitës, ka kompani europiane që mund ta kryenin këtë brenda pak javësh dhe gjithçka mund të organizohej nga fundi i tetorit.

Basha ka folur dhe për plitikanët duke thënë se lidhja midis krimit dhe politikës është e veçantë në Shqipëri. “Ajo që i bashkon pjesën më të madhe të politikanëve është se ata ishin pjesë e burgjeve evropiane për trafikun e drogës, trafikimit të femrave, trafik armësh dhe vrasje. 95 për qind e atyre që ulen në parlament janë me prejardhje kriminale,” ka shtuar Basha.

basha_shkrimmmiii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438