Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e mbajtur gjatë çeljes së fushatës elektorale foli për ndryshimet drastike në listat e kandidatëve për deputetë. Kreu i demokratëve, tha se ka marrë vendime të vështira, por shprehu bindjen se ka hartuar listën fituese.
“Mbrëmë unë dorëzova listën fituese të Republikës së Re në KQZ. Sic e thashë, kam marrë vendime të vështira por jo të papritura. Këtu në këtë shesh pamë se ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë, nga shtëpia jonë dhe kështu kemi bërë duke sjellë në këtë bashkim përfaqësuesit më të spikatur të shpresave, më të denjë të komuniteteve të ndryshme”-tha Basha.
Kreu i opozitës i akuzuar nga të përjashtuarit nga lista e kandidatëve për deputetë se i mori personalisht vendimet për largimet apo prurjet e reja, deklaroi se kjo nuk do të ndodh më. “Është hera e fundit që një kryetar partie vendos për listën e deputetëve, sepse herën tjetër listën e deputetëve do ta vendos vetëm qytetari shqiptar. Refomrmë totale kushtetuese, shqiptarët do të zgjedhin drejtpërsëdrejti përfaqësuesit e tyre në parlament, që do ti kërkojnë llogari një qeverie të përgjegjshme, një kryeministri të përgjegjshëm. Ju do ta keni Shqipërinë në dorë. Prandaj le ta marrim Shqipërinë në dorë më 25 qershor”-përmbylli Basha fjalim e tij të mbajtur gjatë çeljes së fushatës elektorale
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e mbajtur gjatë celjes së fushatës elektorale foli për ndryshimet drastike në listat e kandidatëve për deputetë. Ai tha para mbështetësve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se ndryshimi më së pari fillon nga vetja.
“Mbrëmë unë dorëzova listën fituese të Republikës së Re në KQZ. Sic e thashë, kam marrë vendime të vështira por jo të papritura. Këtu në këtë shesh pamë se ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë, nga shtëpia jonë dhe kështu kemi bërë duke sjellë në këtë bashkim përfaqësuesit më të spikatur të shpresave, më të denjë të komuniteteve të ndryshme”-tha Basha. “Sepse mbi të gjitha Republika e Re është dhe do të jetë republika e vlerave. Vendimet që kam marrë mbrëmë padyshim i kanë ngritur pritshmëritë e çdo shqiptari. Çfarë i shtyu këto zonja e zotërinj t’i bashkohen projektit tonë të madh që themeluam bashkë në këtë shesh? Ca ka vendosur kështu Lulzim Basha? Po po, kjo është Republika e Re, dy prefosorë në krye të dy qarqeve, në Shkodër dhe në Korçë”, tha ndër të tjera Lulzim Basha.