INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha për prishjen e shtëpive në Shkozë: Rama po sillet si një pushtues, nxjerr 153 familje në mes të rrugës

Basha për prishjen e shtëpive në Shkozë: Rama po sillet si një pushtues, nxjerr 153 familje në mes të rrugës

Publikuar më: 17:54 19-09-2017

Mbledhja e deputeteve demokratë ka pasur një kryefjalë, reformën elektorale. Kreu i PD Lulzim Basha ka sqaruar para gazetarëve se reformimi i zgjedhjeve në Shqipëri dhe garantimi i votës së lirë është zgjidhja kundër një qeverie të lidhur me krimin. Pas mbledhjes së grupit parlamentar Basha ka komentuar largimin e 153 familjeve në Shkozë nga banesat e tyre.

Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama po sillet si pushtues me 153 familjet, shtëpitë e të cilëve po prishen në Shkozë. Sipas Bashës, Rama që sot po i prish shtëpitë e këtyre banorëve, në fushatë i premtonte legalizim dhe shpronësim me vlerë sipas tregut.

Për kreun e PD-së, ky veprim është treguesi më i qartë se çfarë është dhe çfarë do të jetë qeveria e Edi Ramës.

Basha shkruan në Facebook se hapi i parë për të shembur këtë kartel ‘politiko-kriminal’ janë zgjedhjet. Këtu ai kthehet tek reforma zgjedhore, duke u shprehur se nëse çështja e zgjedhjeve nuk do të rregullohet, Shqipëria do të ketë sërish qeveri që vijnë në pushtet nëpërmjet krimit dhe drogës, duke goditur qytetarët.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës në Facebook:

Është një sjellje prej pushtuesi, ku 153 familje të cilave u ishte premtuar gjatë fushatës nga ky kryeministër, legalizim dhe shpronësim, me vlerë sipas tregut, sot ju shemben shtëpitë dhe nxirren në mes të katër rrugëve.

Ky është treguesi më i qartë se; çfarë ishte, çfarë është dhe çfarë do të jetë qeveria e Edi Ramës. Një qeveri e cila nuk ka ardhur me votën e qytetarëve, nuk është përgjegjëse para tyre. Një qeveri që ka ardhur me lekët e pista të krimit nuk e godet krimin, por e mbron atë edhe kur krimi sulmon policinë, si në Elbasan.

Hapi i parë që duhet hedhur për shembjen e këtij sistemi të kalbur politik, të këtij karteli politiko–kriminal, janë zgjedhjet. Po nuk u rregullua çështja e zgjedhjeve do të vazhdojmë të kemi qeveri që vijnë në pushtet me paratë e krimit dhe të drogës dhe i bëjnë Amin kriminelëve, bandave, ndërkohë që godasin qytetarët.   

Article Logic
Execution time: 0.0039291381835938