INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha për raportin e CIA: Shqiptarët nuk meritojnë këtë kryeministër [VIDEO]

Basha për raportin e CIA: Shqiptarët nuk meritojnë këtë kryeministër [VIDEO]

Publikuar më: 17:01 20-08-2018

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook për raportin e CIA-së për drogën në vend.

Nëpërmjet një video Basha tregohen disa shifra për drogën dhe krimin, dhe e shoqëron me komentin se shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër is Rama.

“Raporti vjetor i CIA: Shqipëria vendburimi kryesor për kanabisin.

Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar.”, shkruan Basha.

Të dhënat që shfaqen në video

Edi Rama mashtroi shqiptarët, BE dhe SHBA me shpalljen e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit.

Nga Janari deri në Korrik 2018 në Itali, Greqi dhe Shqipëri janë sekuestruar 30 tonë kg kanabis shqiptar.

Deri tani nuk është arrestuar asnjë bos i drogës në Shqipëri, sepse garant për paprekshmërinë e tyre është qeveria e Edi Ramës.

Ministria e Brendshme nuk bën analizat e drogës së kapur për të fshehur të vërtetën se Shqipëria vazhdon të jetë parajsa e krimit për mbjelljen e kanabisit.

Analizat italiane dhe greke të drogës së kapur nga Shqipëria provojnë se kanabisi është mbjellë gjatë muajve të fundit.

30 tonë drogë e sekuestruar në 7 muaj janë vetëm maja e ajsbergut të krimit të organizuar me mbrojtje politike, që ka marrë peng vendin.

Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të korruptuar, që ka lidhur fatin e tij politik me krimin e organizuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777