50 persona kanë përfunduar në QSUT, me simptoma të skuqjes dhe djegies së syve apo të lëkurës. Mësohet se në spital ka përfunduar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka marrë mjekim dhe më pas është larguar. Pas kësaj njoftohet se Basha i ka anuluar takimet e tij elektorale.
Policia ka rrethuar zonën rreth Kryeministrisë dhe ka ngritur grupin hetimor në lidhje me shkaqet që kanë çuar në këtën ngjarje.