INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha përkujton rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës: Jemi përballë një sfide të ngjashme

Basha përkujton rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës: Jemi përballë një sfide të ngjashme

Publikuar më: 12:49 20-02-2019

Kryetari i PD, Lulim Basha ka përkujtuar me një mesazh rrëzimin e Enver Hoxhës. Për Bashën, Shqipëria ka sot të njëjtën sfidë si 28 vite më parë. Sipas kryedemokratit, ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt.

Mesazhi i Lulzim Bashës

“Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën jo thjesht një statujë, por simbolin e diktaturës më të egër të Europës, të etur për Liri dhe Demokraci, me ëndrrën më të madhe “Shqipëria si gjithë Europa”!
28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme. Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.
Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës".

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883