INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Peshq të mëdhenj në pranga?! Kapën të ngordhur, përpjekje propagandistike

Basha: Peshq të mëdhenj në pranga?! Kapën të ngordhur, përpjekje propagandistike

Publikuar më: 14:19 22-10-2018

Për liderin e partisë Demokratike Lulzim Basha, arrestimet mbrëmjen e së dielës të dy ish-deputetëve socialistë, janë përpjekje propagandistike për të mbuluar sipas tij një dosje që është akoma edhe më e madhe.Peshku i madh për kryedemokratin, është Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit. Sipas kryedemorkatit, në burg duhet të jenë edhe Taulant Balla, ministrat Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Fatmir Xhafaj dhe vëllai i tij Agroni, si dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
"Peshku i madh i kësaj çështje quhet Vangjush Dako, të tjerët janë përpjekje për të shpëtuar Dakon, për të shkatërruar hetimet që duhet të çojnë një orë e më parë në arrestimin e Dakos. Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela. Kjo është përpjekje propagandistike për ta shfryrë dosjen Dako me ndonjë peshk të ngordhur " tha Basha duke ju referuar drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila këtë të hënë doli në një konferencë të përbashkët për media, me drejtorin e Policisë Ardi Veliu dhe ku foli pikërisht për arrestimin e Arben Çukos, ish drejtor i Burgjeve dhe ish deputetit të majtë, Arben Ndoka. Basha foli për një skenar të mirëfilltë, kur tha se këto arrestime janë bërë që ish-zyrtarët të lirohen më tej dhe akuzat t’u lehtësohen.

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217