Policia e Shtetit këtë të shtunë feston Përvjetorin e 105 të krijimit të saj, por për Lulzim Basha ky institucion ndodhet në një moment tragjik.
Kreu i PD në një deklaratë për mediat, pas vizitës në familjen e komisarit të vrarë, Artan Cuku i ftoi punonjësit e policisë t’i bashkohen kryengritjes popullore kundër aleancës së krimit
“Të bashkohemi në një aleancë vlerash për të shporrur aleancën e krimit në pushtet. Ftoj çdo burri dhe gruaje me uniformë që t’i bashkohet kryengritjes popullore”, tha Basha.
Më tej lideri i opozitës theksoi se “në këtë 105 vjetor policia ndodhet në një moment tragjik sepse është tradhtuar nga politika”.