INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha, premtim demokratëve: Nuk do i bëj më vetëm listat e kandidatëve për deputetë!

Basha, premtim demokratëve: Nuk do i bëj më vetëm listat e kandidatëve për deputetë!

Publikuar më: 14:59 15-07-2017

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vazhduar takimet e tij me elektoratin demokrat të Shijakut, Durrësit dhe Rrogozhinës për të shpalosur programin e tij si lider i opozitës.

Në fjalën e tij, ai ka theksuar se PD duhet të vazhdojë rrugën e saj të kauzave të drejta për Shqipërinë, ku në krye qëndrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Duke iu referuar zgjedhjeve të 25 qershorit, Basha deklaroi se mazhoranca që doli prej saj janë një version i vitit 1991, me qytetarët në votime fictive nën presionin e Sigurimit të Shtetit. Ai tha gjithashtu se kjo ishte hera e fundit që listat u dorëzuan nga kryetari, në këtë rast ai vetë, dhe premtoi ndryshimin me një process transparent përzgjedhës për zgjedhjet e ardhshme. Basha tha:

"Kur i dhamë shqiptarëve konceptin e Republikës së Re, që në thelb është një raport i ri midis qytetarit dhe pushtetit, me zgjedhje të drejtpërdrejta të deputetëve, me zvogëlim të numrit të deputetëve, me ndryshim të balancës kushtetuese midis institucioneve, fuqizimin e qytetarit, eliminimin e partitokracisë dhe rikthimin tek vlerat demokratike për të cilat u ngritëm 25 vjet më parë,  kjo do të ndodhë edhe brenda partisë demokratike. Fuqizimi i anëtarit do të thotë vendimmarrje një anëtar një votë, siç u shpreha kur dorëzova listën e deputetëve. Kjo duhet të jetë hera e fundit që lista dorëzohet nga kryetari. E që këtej e tutje duhet të jetë produkt i një procesi transparent gjithëpërfshirës me standarde dhe konkurrues për të evidentuar me votën e çdo anëtari të Partisë Demokratike, më të mirët dhe për tu bashkuar rreth tyre në betejë.".

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887