INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha, premton: Referendum për ndalimin e plehërave

Basha, premton: Referendum për ndalimin e plehërave

Publikuar më: 14:48 28-09-2016

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kristalizuar idenë e mënyrës së vetme për rrëzimin e Ligjit të Importit të Mbetjeve, atë të referendumit. Sipas tij kthimi i importit të plerave është aleancë me mafian.
Basha mes të tjerësh akuzoni Edi Rama se i ka prerë në besë shqiptarët për importin e mbetjeve.

Pjesë nga fjala e Bashës:
“Drogoi Shqipërinë, tani do t'i helmojë dhe të forcojë mafian që t'i përdorë për blerjen e votës me 20 mijë lekë. Vendimi i parë që do të bëjmë është të çojmë në Kuvend kërkesën. Qëndrimi ynë është referendum për importin e plerave!
Përsa i përket zhvillimit të ekonomisë, ku qeveria nuk kontrollon dot ushqimin, nuk kontrollon dot doganat për armë dhe drogë, si ti besojmë Ramës se nuk do të futen mbetje të rrezikshme nëpër dogana. Rama tha fillimisht se përpara se ti drejtohet riciklimit të mbetjeve të botës duhen ricikluar mbetjetet vendase. Qytetet tona janë më të ndotura se dje, lumejtë janë më të ndotura se dje dhe për fshatrat nuk pyet më njeri. Industria nuk ka bërë as 17% të punës për mbetjetet.Ne do të mbështesim plotësisht protestën e shoqërisë civile të thirrur nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave.
Ligji i 2011-ës nuk bie në nivelin e këtij, u përballëm me një vullnet qytetar dhe e respektuam. Sot Shqipëria nuk është më një vend i sigurtë, këtu helmohet mishi, ndërtohen pistat e drogës. Kjo është Shqipëri jo e sigurtë dhe e shpartalluar.
Demokracia është e qytetarëve dhe jo e grupeve për interesa të veçanta.”

Article Logic
Execution time: 0.0034818649291992