INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Prioritet jeta e njerëzve. Rama të lërë shfaqjet në ekran, të dal në terren

Basha: Prioritet jeta e njerëzve. Rama të lërë shfaqjet në ekran, të dal në terren

Publikuar më: 12:57 08-11-2016

Partia Demokratike i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të lërë shfaqjet në television dhe të zbresë në terren, në zonat e përmbytura. Kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha tha se prioritet janë jeta e njerëzve. Ai tha se PD do të jetë krah autoriteteve për të përballuar këtë situata.

Basha: Po ndjekim me vëmendje dhe shqetësim të madh situatën si rezultat i përmbytjeve. Kam kontakatuar me përfaqësues të PD në zonat më të goditura. Gjendja vazhdon të jetë e rëndë, prioritet është jeta e njerezve.

Rama të ndërpresë shfaqen televizive të marrë vendimet që nuk ka marrë tani, ti bëjë transparente. Vetë të niset aty ku qytetarët përballen me izolimin nga uji dhe të merren masa lehtësuese.

Qeveria dhe Rama të lerë shfaqjen të zbresë në terren. Autoreitet do të kenë mbështetjen e opozitës, por duhet të jenë në krye të detyrës, jo para kamerave.

Article Logic
Execution time: 0.0024361610412598