INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Prona dhe jeta e shqiptarëve e kërcënuar nga paratë e krimit dhe drogës

Basha: Prona dhe jeta e shqiptarëve e kërcënuar nga paratë e krimit dhe drogës

Publikuar më: 13:49 03-03-2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat akuzoi sërish qeverinë duke u shprehur se realiteti në Shqipëri është mbërthyer nga krimi dhe droga.

Ai theksoi se jeta dhe prona e qytetarëve në Shqipëri është nën kërcënimin e drogës dhe nuk mund të mbrohen nga ata që mbollën krimin në vend.

“Cikli i krimit po thellohet nga marijuana tek kokaina. Javët e fundit po shohim realitetin e vërtetë të krimit në Shqipëri. Ajo drogë që kapet, është shumë herë më e vogël në sasi, sesa ajo që në të vërtetë kalon. Në vend të investimeve të huaja, ne tani kemi tregun e kokainës.

Edi Rama është i zhytur dhe i kapur nga trafikantët e hashashit dhe kokainës. Për sa kohë që Edi Rama të jetë në pushtet, do të arrestohen vetëm shoferë dhe do të promovohen drejtuesit e vërtetë të krimit.

Sot, jeta dhe prona e shqiptarëve është e kërcënuar nga paratë e krimit. Ata që e sollën krimin nuk mund ta luftojë atë. Tahiri do të jetë i paprekshëm, Vangjush Dako i pakapshëm”, u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334