Nga foltorja e kuvendit kreu i opozitës ka kryer një lëvizje surprizë.
Duke e cilësuar Ramën, si kryemashtrues dhe tradhtar, ka propozuar një paktë kombëtar për integrimin.
"Mundësia jonë e vetme është ta largojmë sa më parë, na pret një detyrë e madhe, nuk shkohet në Evrope si kloun me atlete e poture, duke vjedhur popullin me tabiate orientale dhe njëherë në muaj duke bredhur në kryeqytete e duke folur si evropian, se e dinë që ky është vetëm një despot oriental, largimi i tij nuk është zgjidhje, pa largimin e tij nuk ka zgjidhje, por na lypset përqasje evropiane, sjellje evropiane ndërtuar mbi të vërtetën, transparencën.Jo errësirën si ajo që shoqëron çdo vendim si grabitja për Tk, si vendimi i fundit makut i klikës hajdute në pushtet. Pa përqafuar vlerat evropiane Evropa vetëm do të në largohet”, shprehet Basha.