INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha propozon vetting dhe për politikanët, përgjigjet Rama: Sa më parë!

Basha propozon vetting dhe për politikanët, përgjigjet Rama: Sa më parë!

Publikuar më: 14:42 06-09-2018

Pas kërkesës së opozitës për kalimin në sitën e vettingut dhe politikanët ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Rama shkruan se është dakord dhe gati për të diskutuar çdo gjë me opozitën.

"Vetting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtësisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD", shkruan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494