INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Protesta e 27 janarit mundësia për të ngritur zërin kundër padrejtësive

Basha: Protesta e 27 janarit mundësia për të ngritur zërin kundër padrejtësive

Publikuar më: 14:57 21-01-2018

Në takimin me demokratët e Pogradecit në 27 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se pas gati 3 dekadash diktatura ideologjike është zëvendësuar me diktaturën e krimit të organizuar.

Kreu i opozitës tha se qeveria aktuale nuk është mazhoranca reale, por krahu politik i përfaqësuesve të klaneve të krimit dhe drogës, Shullazit, Xhafajve, Habiljave, Baliljave. Basha shpjegoi se për shkak të aleancës së qeverisë me krimin, Edi Rama nuk jep llogari para qytetarëve dhe punon kundër interesit të tyre.

Kreu i opozitës u shpreh se protesta e 27 janarit është një mundësi për qytetarët për të ngritur zërin kundër padrejtësive, për të ndryshuar gjendjen e tyre përmes ndryshimit të qeverisjen e vendit dhe për të hapur një rrugë të re për Shqipërinë.

“Nëse je i papunë dhe po mendon të largohesh, mos u largo! Eja me ne në sheshin e protestës!. Nëse je i ri dhe nuk gjen dot punë, mos e ul kokën, por bashkohu me ne në sheshin e protestës! Ta nisim ndryshimin e madh ditën e shtunë me 27 janar për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!”, deklaroi kreu i opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318