Lulzim Basha ka listuar ditën e sotme 5 arsyet pse kryeministri Rama nuk pajtohet me votimin e ligjit për ‘’vettingun e politikanëve’’.
Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar “Facebook”, Basha shtoi se fakti që kreu i qeverisë nuk pranon të japë votat për miratimi e ligjit që i hap derën hetimit të të gjithë politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, vjen sepse ai kryeson kupolën e krimit, prandaj duhet larguar.
Postimi i plotë
Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit. Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje.
Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk.
Një vit më parë Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve. Edi Rama dhe Organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji.