INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha publikon mesazhet: Ju tregoj kush ia dha patentat Saimir Tahirit

Basha publikon mesazhet: Ju tregoj kush ia dha patentat Saimir Tahirit

Publikuar më: 23:18 06-11-2017

Kryetari i PD Lulzim Basha ka denoncuar ngritjen në detyre të personave që i kanë siguruar patentë skafi Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm. Basha ka publikuar një status në Facebook në të cilin thuhet se është Paulin Ndreu, vëllai i deputetit Pjerin Ndreu ai që ka pajisur Tahirin me patenta skafi.
Ja si vepron mafia Rama-Tahiri per te garantuar trafikun e droges:
“Une qe po te shkruaj jam nepunes i zyres se patentave detare ne Drejtorine e Pergjithshme Detare ne Durres. Me duhet te te informoj per proceduren e dhenies se patentes 100 toneshe te Sajmir Tahirit.
Shefi i zyres qe e firmosi quhet Hamdi Domi. Hamdiu nuk donte ta bente si patente dhe e ka mbajtur mbi tavoline te pakten 1 jave.
Dokumentat per berjen e patentes i ka sjell PAULIN NDREU me detyre Kapiten i Pergjithshem dhe nga sot e kane emeruar Drejtor te Pergjithshem te Drejtorise Detare, megjithese Kontrolli i Larte i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra.
Pra PAULIN NDREU ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme te kesaj patente.
Kjo patente eshte ne shkelje me ligjin e detarise. Pra nuk merret patente kamioni pa mare patente makine.
Dhe pervec ketyre shkeljeve flagrante, PAULIN NDREU emerohet drejtor prane drejtorise detare si vellai i deputetit PJERIN NDREU.”, shkruan Basha

Ndërkohë edhe Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook denoncimin e një qytetari, sipas të cilit thuhet se në makinën e Orest Sotës ka qenë edhe një person tjetër i cili është larguar përpara se ata të ndalohen nga Policia dhe sipas denoncimit ai dyshohet të jetë shoferi i Saimir Tahirit.
Në denoncimin e qytetarit thuhet se Sota është futur me forcë brenda ambienteve të firmës Kurum. Po ashtu në bazë të denocimit të publikuar nga Berisha, filmimet e firmës kurum nuk janë marrë si provë nga Policia.
“Ja si genjejne dhe fshehin Xhafa dhe Çako te verteten e skandalit te Orest Sotes dhe Saimir Trafikut!
Orest Sota nuk ishte vetem ne makine!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor pershendetje. Nga nje bisede qe pata sot me nje drejtues te rendesishem te Kurum International policia e ka fshehur ngjarjen. Kane qene dy persona ne makine. Orest Sota dhe nje tjeter. Personi tjeter ka zbritur nga makina perpara deres kryesore te Kurum. E ka hapur vete me force deren ne prani te rojeve dhe Oresti eshte futur brenda. Rojet i kane hapur deren policise e cila ka kryer arrestimin ne flagrance. Policia nuk ka administruar si prove filmimet e kamerave te Kurum International. Dyshohet se personi qe doli nga makine ka qene vet shoferi i Sajmir Tahirit ose shoferi i te shoqes se Sajmirit.
Ju pershendes“, shkruan Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889