INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha publikon videon: Ja si Rama gënjen dhe mohon dhe veten për të vjedhur 40 milion Euro [VIDEO]

Basha publikon videon: Ja si Rama gënjen dhe mohon dhe veten për të vjedhur 40 milion Euro [VIDEO]

Publikuar më: 09:30 26-11-2018

Përplasja mes opozitës dhe qeverisë për segmenti e Unazës së Madhe tek Astiri ka sjellë dhe me zë dhe figurë qëndrimet e kryeministrit, në atë kohë në opozitë, lidhur me këtë çështje. Është kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili rikthen edhe një herë qëndrimet e shefit të ekzekutivit lidhur me banorët që preken nga ndërtimi i kësaj pjesë të Unazës së Madhe. Kryetari i PD Lulzim Basha ka postuar një video në Facebook, deklaratën e Edi Ramës në 2013 kur ju kërkoi votën banorëve të Unazës së re. 

"Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet", - deklaronte në vitin 2013 Edi Rama. Por sot, thekson shefi i opozitës Basha, "për të siguruar vjedhjen 40 milion euro, Edi Rama, mohon dhe vetveten. Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetëm dy dite me parë.
Ndërkohë prrej tre javësh banorët e Unazës së re, protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre nga një projekt i pakonsultuar dhe pa transparencë në të cilin do të hidhen 40 milion euro për 2 km rrugë. Më poshtë video-postimi i plotë.

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926