INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Pushtetarët shqiptarë po blejnë hotele në Itali të fshehin paratë e drogës

Basha: Pushtetarët shqiptarë po blejnë hotele në Itali të fshehin paratë e drogës

Publikuar më: 19:59 09-03-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar sot nga çadra e protestës, situatën ekonomike në vend. Basha komentoi vendimin e qeverisë për rritjen e pagave me 10% si dhe tha se populli është më i varfër se kurrë për shkak të rritjes së çmimeve që ka sjellë rënien e fuqisë blerëse me 21 për qind.

"Hera e fundit kur janë rritur rrogat e sektorit publik ka qenë korriku i vitit 2013. Ndërsa 420 mijë shqiptarë që punojnë në sektorin privat të vetmen rritje që kanë parë ka qenë rritja e tatimit mbi të ardhurat personale deri në 23% ka qenë rritja e tatim fitimit për bizneset në 15%, që ka rezultuar në pushime masive nga puna dhe ulje pagash në sektorin privat.
Ndërkohë janë shtrenjtuar në këto vite mallrat jetike mesatarisht me 12%. Karburanit 28%, tarifat e arismit të lartë 30%. Që nga 2013 nuk është dhënë shërblimi i fundvitit. Pra po ti biem lapsit të së vërtetës dhe jo kunjës së mashtrimit me të cilin kruan veshin Rama i bie që me rritjen 10% pas tre vitesh i ka borxh akoma sektorit publik 11% sepse fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë me 21%, si rrezultat i rritjes së cmimeve dhe taksave.
Republika e vjetër është instrumenti për të ruajtur pasuritë dhe pushtetin e tyre, dhe për të ruajtur pasuritë dhe pushtetin e tyrë është domosdoshme që republika e vjetër të ndalojë me cdo kusht zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe që të ndalojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme republika e vjetër ka bërë paktin me çetën e krimit që i sollën në pushtet dhe i mbajnë në pushtet. Republika e vjetër thotë ose do ketë zgjedhje me krimin ose përndryshe thonë gazetarët e republikës së vjetër PD do të bëjë vetëvrasje.Le ti themi sot nga ky shesh se as PD as kjo lëvizje popullore dhe asnjë qytetar nuk do të bëjë vetëvrasje, por do të vrasim republikën e vjetër, do ta ekzekutojmë me plebishit popullor. Ne e dimë që një grusht njerëzish i vjen shumë keq për këtë sepse do të humbin instrumentin e pasurimit."

Ai ka paralajmëruar punonjësit e administratës se do të burgosen për të gjitha abuzimet ndaj bizneseve. Basha i ka ftuar ata të mbajnë shënim emrat e të gjtihëve dhe askush nuk do i shpëtojë drejtësisë.

"Bizneset sa vjen e falimentojnë, Republika e vjetër, sa herë dështon me planin ka vetëm një avaz, i përvishen biznesit që mezi qëndron në këmbë nga barra e shumëfishuar e taksave dhe faturave. Mbrëmë ju kam dhënë një paralajmërim dhe sot dua ta përsëris nga ky shesh, themel i Republikës së Re: Mbajuani shënim emrat, Republika e Re do t’i vërë para ligjit, nuk do të shpëtoni nga forca e hekurt e ligjit të gjitha ju që në mënyrë abuzive terrorizoni biezneset.
Republika e Re po vjen, gjeni ‘vrimën e miut;. Hajdutët e veshur me pushtet, ta harrojnë se do negociojmë shkeljen e ligjit, nga i pari te i fundit do merrni atë që meritoni. Askush nga nëpunësit të mos i bindet urdhrave të eprorëve që i ka zënë paniku dhe duan të mbushin xhepat në këtë grahmë të fundit: Mos i’u bindni urdhrave të paligjshëm ose edhe ju do përfundoni para drejtësisë dhe prapa hekurave. Shqiptarë, ngrihuni dhe bashkojuni rezistencës."

Basha citoi raportin e fundit te antimafias italiane, që siç tha ai, pushtetarë të korruptuar dhe krimi i organizuar shqiptar po blen prona të patunshme ne Itali.

Ku shkojnë paratë e taksave tuaja, që ju paguani për shëndetësinë, arsimin, të gjitha në duart e 5 oligarkëve të lidhur drejtpërdrejt me Ramën që marrin cdo tender e koncesion ne cmimin limit dhe nuk kthejnë asnjë shërbim, investim, punësim. Kjo është pasqyra numerike e republikës së vjetër.

Cfare detyre ka qeveria? Të rishpërndajë të ardhurat publike për të ndihmuar zhvillimin e vendit. Këto 4 vite i ka marrë shumicës, cdo shqiptari dhe ia ka dhënë 6 oligarkëve dhe kryeministrit hajdut të lidhur me ta. Ndaj sot po investojnë gjithcka, kjo është lufta për pasuri dhe pushtetin e tyre, po investojnë e do investojnë, ndaj janë lidnur me krimin se që ta mbajnë republikën e vjetërt në këmbë, po blejnë hotele dhe pallate ne Itali, është raporti i fundit i antimafias italiane, pushtetarë të korruptuar dhe krimi i organizuar shqiptar po blen prona të patundshme në Itali.

Jetojnë këtu si pashallarë me motoskafe me avione privatë, tani kanë edhe bankat e tyre private, domosdo se trafiku i drogës kërkon edhe larjen e parave. Republika e vjetër është instrumenti për të ruajtur pasuritë dhe pushtetin e tyre. Ndaj është e domosdoshme që republika e vjetër të ndalojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka bërë paktin me cetën e krimit”, tha Basha ne fjalen e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0038769245147705