INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Rama 2 orë në TV, por çfarë do të bëjmë ne

Basha: Rama 2 orë në TV, por çfarë do të bëjmë ne

Publikuar më: 14:27 12-03-2016

A do të ketë të rinjë më shumë në Parlamentin Shqiptar. Ky duket të jetë një nga objektivët e liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pas shpalljes së këtij objektivi në kryeqytet, Basha ka nsur takimet me qytetarët në vend. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me banorë të Klosit dhe me të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Kryedemokrati Basha u njoh me problemet e banorëve, ku pjesa më e madhe e tyre ishin pa punë. Bilanci i kësaj qeverie tha Basha është zero, asnjë investim dhe asnjë premtim të mbajtur në 3 vjet.

“Edi Rama rri dy orë në ditë në televizor ndërkohë që produktin e ka zero, zero për punësimin, zero për shëndetësinë falas, zero për legalizimin etj, etj. 1.2 miliardë dollarë të zhdukura në një vit të vetëm. 1 miliardë e 200 milionë janë baras me 900 shkolla të reja të ndërtuara nga fillimi. 1 miliardë e 200 milionë janë baras me 6 vjet fatura nacionale e energjisë elektrike e mbledhur së bashku e të gjithë shqiptarëve. Pra, është njësoj sikur shqiptarët 6 vjet të mos paguanin energjinë por ta kishin falas nga shteti”.

Ndërsa vendin e ndan më shumë se një vit nga zgjehdjet e ëprgjithshme të 2017, Lulzim Basha dha këtë deklaratë:

 “39 kandidatë në të gjithë Shqipërinë të rinj dhe të reja që do të shkojnë të garojnë për deputet të ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Aftësia për t’u përballur me problemet dhe për t’u dhënë atyre zgjidhje para anëtarësisë, para votuesve dhe para simpatizantëve tanë do të përcaktojë se kush do ta marrë besimin me votë të fshehtë”.

Article Logic
Execution time: 0.0041568279266357