INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha, 'Rama dhe Doshi janë braktisur edhe nga socialistët'

Basha, 'Rama dhe Doshi janë braktisur edhe nga socialistët'

Publikuar më: 09:02 16-07-2019

Kryedemokrati Lulzim Basha u takua me strukturat e PD në Vaun e Dejës. Ai deklaroi se në 30 qershor kryeministri Rama dhe deputeti Tom Doshi u braktisën edhe nga socialistët. “Kanë dështuar me turp që në 2015-en dhe e trefishuan turpin më 30 Qershor, kur u braktisën edhe nga socialistët, të cilët i çuan një mesazh të qartë Edi Ramës dhe Tom Doshit se ata preferojnë më mirë të rrinë në shtëpitë e tyre, sesa t’u dalin kundër vëllezërve dhe motrave demokrate në luftën dhe kauzën e drejtë për çlirimin e të gjithë shqiptarëve nga e krimi, varfëria dhe hajdutëria”, ka thwnw Basha. 

Basha foli edhe për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila pas sulmeve të ndodhura në KZAZ-në në Bushat pak ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit. “Zef Hila është investimi juaj dhe investim i Partisë Demokratike dhe jo i krimit të organizuar, as i një kupole hajnash të korruptuar, siç janë ata që sot sundojnë në Partinë Socialiste. Si kryetar i Partisë Demokratike, unë jam i vendosur të bëj gjithçka në pushtetin tim, për ta mbrojtur këtë investim të shkëlqyer”, u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0040550231933594