INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Rama ik, ortakëri me krimin, kjo është diktaturë

Basha: Rama ik, ortakëri me krimin, kjo është diktaturë

Publikuar më: 13:54 27-01-2018

Gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se shqiptarët kanë një qëllim, refuzimin e qeverisë së paligjshme të Edi Ramës.

Ai kërkoi largimin e Ramës duke theksuar se sot po vendoste një raport i ri dhe i vërtetë i opozitës me qytetarët.

“Në emër të opozitës dhe tuaj kërkoj largimin e Edi Ramës dhe qeverinë e tij të paligjshme, krijimin e qeverisë antimafia që do të luftojë krimin dhe do të çojë përpara reformën në drejtësi sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo kërkesë, ky akt solemn është vendimi popullor i kësaj proteste”, tha Basha.

“Një raport i ri dhe i vërtetë mes forca ve politike, po mbi të gjitha një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit. Sot vdes 25 qershori, mbaron dhe merr fund politika që mban pushtet të vjedhur, të blerë e të grabitur, sot vdes pushteti që nuk i përgjigjet qytetarëve dhe vullnetit të tyre. Ky është vendimi, kjo është thirrja e popullit që iu mohua liria të zgjedhë me votë, sepse narkoqeveria e Edi Ramës ndërseu bandat dhe paratë e drogës. Shpallim së bashku vendimin popullor për Edi Ramën dhe bandën e tij në pushtet. Një vit më parë qindra mijëra qytetarë u mbloidhën në shesh për të ndalu të keqen. Sot ne që jemi këtu shumë më shumë se në 18 shkurt, por dhe ata që qëndruan larg e shohin qartë se e keqja është e vërtetë, e keqja nuk ikën vetë, nuk ikën po nuk u luftua, po nuk u bashkuan të gjithë kundër saj, dhe ja ku jemi bashkuar sot, në këtë plebishit madhështor. Jemi bashkuar sot për motive të ndryshme, por me një qëllim, për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Rama ik! Për të shpallur solemnisht se ne nuk e pranojmë më këtë bandë që i shërbejnë interesave plaçkitëse të një grupi njerëzish për tu pasuruar duke e grabitur shqiptarët dhe duke shndërruar Shqipërinë tonë të dashur në çerdhe të krimit dhe drogës”, theksoi kryeopozitari.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105