Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaron se kryeministri Edi Rama ka frikë nga Vettingu në politikë. Opozita po i mëshon fort idesë së Vettingut ndërsa akuzon mazhorancën se po bëhet pengesë për të. Demokratët dhe aleatët e tyre kanë depozituar në Kuvend dhe draftin përkatës ligjor. Ndërsa Lulzim Basha ka ripërsëritur akuzat kundër kreut të qeverisë duke shkruar në Twitter se “ Rama ka pranuar se është kundër Vettingut në politikë. “Më në fund e pranoi: ai është kundër vetingut në politikë, është kundër pastrimit të politikës nga krimi. Të tjerat janë llogje. Por pyetja mbetet: pse e ka frikë Edi Rama vetingun e politikës?!”-është postimi i kreut të opozitës.
Më në fund e pranoi: ai është kundër vetingut në politikë, është kundër pastrimit të politikës nga krimi. Të tjerat janë llogje. Por pyetja mbetet: pse e ka frikë Edi Rama vetingun e politikës?! pic.twitter.com/Qab65G1x0K
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) September 22, 2018