INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Rama me politikën e krimit zhyti shqiptarët në varfëri

Basha: Rama me politikën e krimit zhyti shqiptarët në varfëri

Publikuar më: 16:45 31-10-2017

Në një postim në rrjetin social facebook, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se politika e Edi Ramës është krimi dhe droga dhe se është politika e tij e cila ka çuar 30 mijë biznese drejt falimentimit.

Sipas tij politika e kreut të qeverisë ka sjellë mbylljen e mijëra vendeve të punës, rritjen e çmimeve dhe zhytjen e shqiptarëve në varfëri.

“Politika e Ramës bëri që 30% e familjeve shqiptare nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve, 39% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe ujit, 43% e familjeve nuk sigurojnë dot ngrohjen për fëmijet” shkruan Basha i cili shton se si pasojë e varfërisë shumë të rinj e intelektualë janë larguar nga vendi.

Edhe një herë ai shton se beteja e opozitës për dekriminalizimin e shtetit është vënia para drejtësisë e Saimir Tahirit.

Në fund të postimit kryedemokrati thotë se Rama dhe qeveria e tij e zhytur në krim janë problem dhe jo zgjidhja.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583