INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Rama plan për të vjedhur zgjedhjet. Dako të merret i pandehur

Basha: Rama plan për të vjedhur zgjedhjet. Dako të merret i pandehur

Publikuar më: 10:31 26-10-2018

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në “Twitter” kërkon nisjen e një hetimi të posaçëm për vjedhje të zgjedhjeve.

Sipas tij, tashmë është e qartë se Rama ka pasur një plan për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme duke bashkëpunuar me krimin, e Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur.

“Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të shtrirë mbarë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur”, shkruan Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768