INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Rama po mashtron të varfrit. Protestë qytetare për ta larguar

Basha: Rama po mashtron të varfrit. Protestë qytetare për ta larguar

Publikuar më: 16:24 24-02-2018

Kryetari i PD Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili nga Berati foli për skemën e ndihmës ekonomike dhe punësimin. Kryedemokrati i bëri thirrje qytetarëve që janë në gjendje të vështirë ekonomike të mos i nënshtrohen fatit por të ngrihen në kryengritje për të larguar kryeministrin Rama. “Ne nuk do t'i ndahemi asnjë sekond kësaj emergjence kombëtare. Po evidentojmë në terren fatin dhe faktet e gjithë këtyre familjeve të hequra në mënyrë abuzive. Përballja do të jetë në Parlament dhe kudo, ndaj i bëjmë thirrje të gjithë atyre që sot gjenden në nevojë ekstreme të ngrenë zërin, të bashkohen, të mos i nënshtrohen fatit, që thotë sa më shumë ju varfëroj aq më shumë ju sundoj”-tha ai. Më tej lideri i demokratëve ka lëshuar një sërë etiketimesh ndaj kreut të qeverisë. “Një politikan abuziv, një parazit, një hajdut i cili nuk meriton gjë tjetër veçse kryengritje qytetare dhe largimin e tij sa më parë nga përgjegjësitë të cilat nuk i kryen duke dhunuar ditë për ditë fatin e qytetarëve dhe bashkëqytetarëve"-u shpreh ai. Basha tha misioni i opozitës është të ndërgjegjësoj njerëzit për gënjeshtrat e Ramës. “Do t’ia themi një herë njëri-tjerit se ky mashtron ditën për diell, gënjeshtra që nuk i beson askush dhe pastaj t’u themi shqiptarëve që nuk ka rrugë tjetër përveç se ta heqim nga puna këtë parazit, mashtrues dhe hajdut, i cili para një viti tha: “Më punësoni, t’ju punësoj”. Ndërkohë ka shpunësuar shqiptarë dhe tani u heq edhe bukën e fëmijëve." Në prononcimin për median nga selia e PD-së Basha tha se protesta ka por ato po përpiqen të mbahen larg syrit të medias. "Protesta ka pasur dhe sot në Berat por është bërë përpjekje për t'i mbajtur larg medias"- tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664