Asnjë dritë jeshile nga opozita për tu takuar me kryeminisitrin Rama. Kjo u kuptua qartë nga deklarata e Bashës sot nga çadra e lirisë, pasi ai tha se Rama gënjen kur thotë se takimi u vendos dhe opozita u tërhoq. Për Bashën një ftesë për takim pa axhendë nuk është serioze. Në këto kushet Basha nuk ka kursyer as ironinë kur tha se Rama është i mirëpritur të vijë në çadër, por me dorëheqjen në xhep dhe në tryezën e dialogut të vijë si kryeministër.
Kohët e fundit e vetmja kërkesë e opozitës ka qënë ngritja e qeverisë teknike për të marrë pjesë në zgjedhje, por sot Basha ka ripërmendur dhe kërkesën e kaherëshme të demokratëve atë të Votimit elektronik.
Ndiqni kronikën e IN News...