INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Edi Ramën e sëmur konsensusi. Nuk votojmë në shkelje të Kushtetutës

Basha: Edi Ramën e sëmur konsensusi. Nuk votojmë në shkelje të Kushtetutës

Publikuar më: 11:20 28-07-2016

Nga SHBA, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë qëndrimin e partisë së tij mbi 7 ligjet e emergjencës duke nisur me atë të Vettingut. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, lideri i opozitës foli dhe për qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama, tashmë që Parlamenti ka arritur marrëveshjen historike për ndryshimet kushtetuese të miratuara në seancën plenare të 21 korrikut.
Lulzim Basha:
“Nuk kaloi shumë nga marrëveshja historike në parlament për Reformën në Drejtësi, dhe Edi Rama shfaqet tërë entuziazëm sikur ka zbuluar një vatër të re konflikti. Ç’është ky njeri që e zë konsensusi? Që e sëmur rënia dakord me opozitën për interesat e mëdha të vendit dhe vrapon të shpikë armiqësi te reja”?
Debati për afatet e miratimit të 7 ligjeve, e cila nis me atë të “Vettingut” ka një rregull kushtetues thotë lidëri i opozitës së djathtë.
Lulzim Basha:
“Kontrata më e madhe nën të cilën jemi, është Kushtetuta. Kushtetuta ka përcaktuar afate për kalimin e ligjeve. Dhe asgjë e drejtë e në emër të drejtësisë, s’mund të bëhet duke shkelur Kushtetutën. Konsensusi është rruga ku do të kalojnë ligjet. Opozita ska asnjë minutë kohë për të harxhuar me debate shterpë e as ti përgjigjet llogoreve të reja që germon Edi Rama. Punë dhe rezultate, ky është angazhimi ynë”.
Por pas reformës në drejtësi politika shqiptare ka një tjetër përgjegjësi të madhe për demokracinë në vend.
Lulzim Basha:
“Sepse tashmë për ne ka një betejë. Beteja për zgjedhjet e lira e të ndershme. Beteja për t’i dhënë mundësinë vendit të çlirohet nga sundimi kriminal e i korruptuar që i ka zënë frymën qytetarëve. Betejë që do ta luftojmë e do ta fitojmë me dhe për çdo shqiptar”.

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428