INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha reagon ashpër për shembjen e banesave në Jalë dhe “kërcënon” Ramën: Do mbash përgjegjësi me kokën tënde [VIDEO]

Basha reagon ashpër për shembjen e banesave në Jalë dhe “kërcënon” Ramën: Do mbash përgjegjësi me kokën tënde [VIDEO]

Publikuar më: 18:33 18-09-2018

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë këtë pasdite në një konferencë të jashtëzakonshme për të folur rreth përplasjes që ndodhi këtë të martë në Jalë, atje ku policia dhe IKMT ndërhynë për të prishur objektet në pronësi të disa qytetarëve.

Gjatë përplasjes së qytetarëve me policinë, një moment tensioni ka patur mes debatit të deputetit demokrat Agron Shehaj dhe kryeinspektorit, Fatmir Meta. Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur kërcënimeve të Fatmir Metës ndaj deputetit demokrat Agron Shehaj në Jalë. Ndër të tjera Basha paralajmeroi Ramën se nëse i ndodh gjë deputetëve të opozitës, Rama do e paguajë shtrenjtë.

Fjala e Bashës:

Gjatë gjithë ditës kemi parë ngjarje tronditëse në Jalë të dhunimit barbar të banorëve që u ngritën kundër shembjes së banesave të tyre.

Prania policore në Jalë ka një qëllim për të grabitur pronat e Jalës. Kjo ndërhyrje ka qenë e dhunshme dhe e paligjshme dhe me raste të rënda si arrestimi i të miturve. Dëshmitarët kanë deklaruar se toka do t'i kalojë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes për t'u dhënë më pas për miqtë e Edi Ramës.

Ndërkohë që kompleksi i Alban Xhillarit, mirëbërësi dhe donatori i Edi Ramës që ka zaptuar gjithë bregdetin e Jalit nuk u prek fare.

Policia dhe IKMT-ja janë sjell si banditë me banorët dhe deputetët e opozitës. Kryeinspektori Fatmir Metaj, kërcënoi deputetin Agron Shehaj, që ishte përkrah njerëzve duke i kërkuar llogari për banorët.

Fatmiri i Nasibesë është ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, udhëtoi më 12 shtator 1998, banda që ekzekutoi Azem Hajdarin. Banda u kthye po atë natë në Tropojë.

Gjatë kësaj periudhe u vranë 86 qytetarët. Këto janë bëmat e Fatmir Metës, i cili u emërua si shpërblim për anëtarësinë e tij në bandën e Zani Çaushit.

Rama dhe Xhafaj e kanë hedhur policinë në sulm kundër popullit për të mbrojtur oligarkët. Nga Kukësi në Tiranë, në Lushnjë dhe në Jalë, banditët e Edi Ramës me shokë ushtrojnë dhunë mbi qytetarët.

Sot në Shqipëri janë të sigurt vetëm kriminelët që bëjnë ligjin me bekimin e Edi Ramës.

Sot duhet t'i drejtohet: PD do të depozitojë sot një kallëzim kriminal për Fatmir Metën. Drejtësia e ka shpëtuar një herë për vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa padronit Edi Ramës i jap këtë paralajmërim: një fije floku po ju prek përfaqësuesve të opozitës, përgjegjësinë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama në kokën tënde.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029201507568359