INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha reagon pas protestës: Prioriteti numër 1, të largojmë këtë qeverisje antipopullore

Basha reagon pas protestës: Prioriteti numër 1, të largojmë këtë qeverisje antipopullore

Publikuar më: 11:43 09-07-2019

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Kryetari i Partisë Demokratike ka falenderuar të gjithë qytetarët që ishin pjesë e protestës së djeshme.

Në statusin e tij, Basha shkruan se të gjithë bashkë do të largojnë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare.

“Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!
Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë. #ShqiperiasiEuropa”, shkruan Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877