Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me arrestimin e Ramush Haradinaj në Francë. Ai ka përdorur profilin zyrtar Facebook për të shprehur indinjatën e tij dhe bën me dije se ka biseduar me bashkëshorten e Ramushit, Anitën, të cilës i ka shprehur shqetësimin dhe revoltën për këtë arrest. Basha gjithashtu i bën thirrje qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë t’i kërkojnë Francës lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Ramush Haradinajt, dhe të ndërpresin çdo lloj angazhimi me Beogradin deri në tërheqjen e të gjitha urdhërarresteve ndërkombëtarë të Serbise ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës që luftuan kundër regjimit vrasës të Milosheviçit.
Ja statusi i plotë i Bashës: