Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për grabitjen e rradhës të parave në Rinas, ku u vodhën një shumë të konsiderueshme parash,
Basha e cilësoi grabitjen e sotme një tregues të forcës së krimit dhe rënies së shtetit. Sipas tij, kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje dhe pushtet kriminelëve.
“Grabitja e sotme është tregues i forcës së krimit dhe renies së shtetit. Kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje dhe pushtet kriminelëve. Ne nuk mund ta leme vendin peng të krimit. Ne do ta shtypim krimin. #NgrihemiBashke #18Shkurt “, tha Basha.