INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha reagon për herë të parë pas daljes nga spitali, këto janë fjalët e tij [VIDEO]

Basha reagon për herë të parë pas daljes nga spitali, këto janë fjalët e tij [VIDEO]

Publikuar më: 14:16 28-05-2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur pak minuta më parë në një komunikim për mediat, për herë të parë pas përfundimit në QSUT.

Në fjalën e tij Basha ka thënë, se ky helmim nuk është shkaktuar nga tollumbacet, si dhe i ka kërkuar policisë që të gjejë autorët dhe täi vërë përpara drejtësisë.

“Kam folur me shumë prej të prekurve. Fatmirësisht efektet janë anësore dhe jo serioze dhe të gjithë janë të vendosur. Të gjithë e dimë që kjo nuk ishte tullumbace.

Ndërsa presim dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve, kushdo qofshin ata, po bëjmë edhe analizën tonë. Kjo nuk ishte tullumbace, por mund t’ju them se është detyra e autoriteteve shtetërore që të vendosin para përgjegjësisë autorët kushdo qofshin. Nëse kjo në ndodh kjo është një tjetër provë e gjunjëzimit total të shtetit. Ne nuk do të ndalemi. Asgjë nuk do të më ndalë mua dhe opozitën e bashkuar drejt fitores.”, përfundoi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887