INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha reagon për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë. Ai bën thirrje për bashkim të opozitës

Basha reagon për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë. Ai bën thirrje për bashkim të opozitës

Publikuar më: 17:08 26-08-2017

Kreu i partisë Demokratike zoti Lulzim Basha ka reaguar sot nëpërmjet një statusi në facebook , ku kryefjala ka qenë numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së.

Basha shprehet se arsyeja se pse shqiptarët po braktisin vendin është sepse qeveria po i dhunon.

 Ai madje bënë thirrje që të gjithë të bashkohen kundër Ramës.

“Pse ikin shqiptarët; për këtë Rama nuk gjen kohë as të pyesë, dhe as të dëgjojë. Ky është një kryeministër që nuk e bren ndërgjegjja asnjë sekondë për faktin se braktisja e vendit është veprim i dëshpëruar nga mungesa e mundësive dhe e shpresës.

Shqiptarët ikin për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tyre nga varfëria dhe injoranca; ikin për të shpëtuar nga droga dhe krimi që pasi pushtoi politikën, tani po pushton ekonominë duke u bërë kërcënim për pronën dhe jetën e çdokujt. Shqiptarët ikin nga vendi ku qeveria dhunon në mënyrë sistematike të pamundurit dhe të pambrojturit dhe favorizon e mbështet vetëm kriminelët dhe grabitqarët” – shkruan Basha në një status në Facebook.

“Rama vetë nuk është komentator, ai është në fakt përgjegjësi kryesor për eksodin masiv te shqiptarëve, për krimin e veshur me pushtet dhe për Shqipërinë e mbushur me drogë. Ndaj dita ditës po shtohen raportet dhe vendet europiane që tregojnë atë dhe qeverinë e tij me gisht për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit. Vetëm të bashkuar dhe të vendosur për tu përballur me të keqen mund ta ndryshojmë qeverisjen dhe jetën tonë. Shqipëria ka mundësi të mëdha për të gjithë, nëse qeveriset mirë” – e mbyll Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211