INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha reagon për shkarkimin e 4 ministrave: Duam dorëheqjen e Ramës

Basha reagon për shkarkimin e 4 ministrave: Duam dorëheqjen e Ramës

Publikuar më: 14:21 12-03-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me largimet që pritet të ndodhin nesër në kabinetin qeveritar. Nga çadra e protestës, Basha tha se lëvizjet janë një karikaturë e shëmtuar e Rilindjes, ndërkohë ritheksoi se nuk do të largohen pa dorëheqjen e Edi Ramës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga ‘çadra e lirisë’ ka reaguar në lidhje me shkarkimin e 4 ministrave të kabinetit qeveritar ‘Rama’, duke e cilësuar një karikaturë të shëmtuar të Rilindjes.

“Ajo që po ndodh pak metra më tej është një karikaturë e shëmtuar e të vetëquajturës Rilindje. Ai ka ndërtuar një aleancë të rrezikshme. Kjo është aleanca midis politikës dhe krimit. Ky është inkriminimi i kësaj partie. Ky nuk ka për detyrë të bëjë karikaturën apo qypa balte që të mbushë zyrën e tij.  Ky nuk ka qenë një nënprodukt i shërbëtorëve por një produkt i drejtpërdrejtë i Edi Ramës. Nuk jemi këtu për të ngrënë sapunin për djathë apo Tahirin për Ramën. Ne nuk largohemi nga këtu pa u dorëhequr Edi Rama” tha Basha. 

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496